FORCON

Politika e Privatësisë – Forcon

Kjo politikë shpjegon si Forcon i mbledh, i përdor dhe i mbron të dhënat tuaja në aplikacionin mobil Forcon dhe në faqen tonë forcon.al.

Në regjistrimin e trajnerit në forcon.al, përfundimi i regjistrimit (p.sh. duke klikuar “Regjistrohu”) lidh këtë politikë me Kushtet e Përdorimit. Përfshihen këtu përpunimi i të dhënave të llogarisë dhe të dhënave që shtoni në platformë, email-et dhe njoftimet operative (llogari, siguri, pagesa, abonim, përditësime), siç janë të detajuara te seksioni “Si i përdorim të dhënat” më poshtë dhe te Kushtet (p.sh. komunikimet operative).

1. Kush jemi

Forcon është platformë për bashkëpunim mes trajnerëve dhe klientëve (plan stërvitjeje, ushqimi, progres, komunikim). Përpunimi i të dhënave bëhet nga Forcon dhe partnerët teknikë të Forcon (p.sh. ofruesit e hostimit, autentikimit dhe bazës së të dhënave).

2. Çfarë të dhënash mbledhim

  • Të dhënat e llogarisë: emri, mbiemri, email-i, numri i telefonit, fjalëkalimi (i ruajtur i enkriptuar), foto profili dhe cover.
  • Të dhënat e profilit fitnes: pesha, qëllimet, të dhëna rreth trupit, përshkrimi “rreth meje”, preferenca të stërvitjes.
  • Të dhënat e aktivitetit fitnes: oraret e stërvitjes, planet e caktuara nga trajneri, stërvitjet e përfunduara, streak-et, hapat, kaloritë, uji, dhe të tjera matje që i regjistroni brenda aplikacionit.
  • Të dhëna nga HealthKit / pajisja: vetëm nëse jepni leje, lexojmë të dhëna si hapat dhe kaloritë për të shfaqur progresin tuaj.
  • Foto & media: fotot e progresit, fotot e profilit dhe imazhet e tjera që ngarkoni.
  • Komunikimi: mesazhet mes trajnerit dhe klientit, njoftimet në feed dhe njoftimet push (p.sh. “sot ke stërvitje”).
  • Të dhëna teknike: modeli i pajisjes, sistemi operativ, versioni i aplikacionit, adresa IP, login history, browser/device metadata, user agent, event logs, audit logs, logime teknike dhe identifikues anonimë për qëllime sigurie, diagnostikimi dhe hetimi të incidenteve.
  • Të dhënat e abonimit: lloji i paketës, statusi i abonimit, datat e aktivizimit/skadimit dhe metadata bazë të pagesave. Forcon nuk ruan numra të plotë kartash krediti; pagesat procesohen nga ofrues pagesash të jashtëm.

3. Si i përdorim të dhënat

Forcon i përdor të dhënat tuaja për këto qëllime:

  • krijimin dhe mirëmbajtjen e llogarisë suaj në Forcon;
  • shfaqjen e planeve të stërvitjes/ushqimit dhe progresit tuaj;
  • komunikimin mes jush dhe trajnerit tuaj brenda aplikacionit;
  • dërgimin e njoftimeve brenda aplikacionit dhe njoftimeve push;
  • dërgimin e email-eve operative dhe njoftimeve lidhur me llogarinë, sigurinë, pagesat, abonimin, përditësimet e shërbimit dhe ndryshimet ligjore;
  • menaxhimin e abonimeve dhe qasjes në përmbajtje;
  • analizimin anonim të përdorimit për të përmirësuar shërbimin;
  • garantimin e sigurisë (p.sh. parandalimi i abuzimit ose qasjes së paautorizuar);
  • zbulimin, hetimin dhe reagimin ndaj incidenteve teknike, mashtrimit, hakerimit ose komprometimit të sistemeve;
  • përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontabël.

4. Me kë i ndajmë të dhënat

Forcon nuk shet dhe nuk jep me qira të dhënat tuaja te palë të treta për marketing. Të dhënat mund të ndahen vetëm me:

  • Trajnerin / klientin tuaj: sipas rolit në platformë (trajneri sheh të dhënat e klientëve të tij; klienti sheh planet e trajnerit të tij).
  • Ofrues teknikë: si Supabase (bazë të dhënash dhe autentikim), ofrues të njoftimeve push dhe email-it, ofrues hostimi, vetëm sa nevojitet për funksionimin e aplikacionit.
  • Ofrues pagesash: kur kryeni pagesa, disa të dhëna bazë për transaksionin mund të kalojnë te ofruesi i pagesës (p.sh. PayPal / Stripe) sipas kushteve të tyre.
  • Autoritetet ligjore: vetëm kur kjo kërkohet me ligj ose për të mbrojtur të drejtat ligjore të Forcon.

5. Sa kohë i ruajmë të dhënat

  • Të dhënat ruhen për aq kohë sa llogaria juaj është aktive dhe për një periudhë të arsyeshme pas mbylljes, për qëllime ligjore dhe kontabël.
  • Kur përdorni opsionin “Fshi Llogarinë” në aplikacion, Forcon anonimizon profilin tuaj (p.sh. emri zëvendësohet me “Përdorues i fshirë”) dhe fshin identifikuesit që ju lidhin drejtpërdrejt me të dhënat e progresit, për aq sa lejohet dhe kërkohet ligjërisht.
  • Kopjet rezervë (backup) mund të mbahen për një periudhë të kufizuar para se të mbishkruhen automatikisht.

6. Siguria e të dhënave

Forcon përdor shifrimin (HTTPS), kontrolle qasjeje dhe praktika moderne sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja. Asnjë sistem nuk është 100% i sigurt dhe Forcon nuk garanton siguri absolute, mungesë të plotë incidentesh, ose rikuperim të plotë nga çdo dështim teknik, sulm kibernetik, qasje e paautorizuar, korruptim databaze ose humbje e të dhënave.

Në rast incidenti teknik ose sigurie, Forcon mund të kufizojë aksesin, të pezullojë përkohësisht funksione, të rivendosë sisteme nga backup-et, të mbledhë logime shtesë teknike dhe të ndërmarrë masa të tjera të arsyeshme për mbrojtjen e platformës dhe përdoruesve.

7. Fëmijët

Forcon nuk synohet për fëmijë nën moshën 16 vjeç. Nëse Forcon mëson se janë mbledhur të dhëna nga një përdorues nën këtë moshë pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit, Forcon do të fshijë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur.

8. Të drejtat tuaja

  • Të shikoni dhe përditësoni të dhënat e profilit nga aplikacioni.
  • Të fshini llogarinë tuaj nga seksioni i profilit (“Fshi Llogarinë”).
  • Të kontaktoni Forcon për qasje më të detajuar, korrigjim ose kufizim të përpunimit në support@forcon.al.

9. Marketing dhe pëlqimi i veçantë

Pranimi gjatë regjistrimit nuk nënkupton automatikisht dërgim email-esh vetëm promocionale ose ofertash, përveç nëse Forcon ofron më vonë një mekanizëm të qartë pëlqimi (p.sh. në cilësimet e llogarisë ose me link “çabonohu” ku aplikohet).

10. Kuadri ligjor dhe ndryshimet

Kjo politikë bazohet në ligjet në fuqi në Kosovë dhe parimet e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave. Forcon mund ta përditësojë këtë politikë herë pas here; versioni më i fundit është gjithmonë i disponueshëm në forcon.al/privacy-policy.

11. Kontakt

Për çdo pyetje rreth privatësisë ose mënyrës si Forcon i trajton të dhënat tuaja, shkruani në support@forcon.al.