Për trajnerët

Çfarë ofron Forcon për trajnerët?

Një platformë e vetme për të menaxhuar klientët, planet, progresin dhe komunikimin. Më pak kohë në administrim — më shumë fokus te rezultatet.

Të gjithë klientët në një vend

Mbaro me Excel dhe fletë të shpërndara.

Krijo dhe menaxho profilet e klientëve, peshën, qëllimet dhe fotot në një panel. Statusi i pagesës (paguar / papaguar) lidhet me llogarinë — e dinë gjithmonë kush është aktiv.

Një klik — profili i plotë i klientit.

Plane me AI në 30 sekonda

Jo orë për çdo plan. Sekonda.

Krijo plane ushtrimesh, ushqimi dhe suplementesh të personalizuara me një klik. Jep objektivin dhe kontekstin — AI sugjeron strukturën; ti e rishikon dhe ia dërgon klientit direkt në app.

Më pak kohë. Më shumë klientë.

Plane që klienti i sheh menjëherë

Publiko. Klienti merr njoftim. E gjen në app.

Krijo planin dhe caktoje direkt llogarisë së klientit. Çdo përditësim = njoftim te klienti. Asnjë kopjim në WhatsApp, asnjë “e dërguam por nuk e pa”.

Gjithçka në një vend: plani i tij, historiku, progresi.

Progres i matshëm — jo “ndjej që po ecën”

Peshë, foto, prani. Të dhëna reale.

Çdo klient ka historikun e vet: peshë, foto progresi, attendance. Ti sheh trendin, klienti sheh rezultatin. Të dy ndiqni objektivat në të njëjtin vend.

Vendos objektiva. Ndiqi ato live.

Orari i ditës — kush vjen sot?

Një pamje. Të gjithë klientët e sotëm.

Orari lidhet me klientët: shih kush është planifikuar sot dhe çfarë ka në plan secili. Klienti e sheh orarin në llogarinë e vet dhe merr rikujtues.

Zero harresa. Rikujtues automatikë për klientin.

Chat në kohë reale

Bisedë private trajner–klient. E gjitha në app.

Mesazhe, foto dhe feedback të lidhura me llogarinë e klientit dhe planin e tij. Historia mbetet e qartë dhe profesionale — jo në 10 grupe WhatsApp.

Komuniko pa rrëmujë.

Njoftime & rikujtues inteligjentë

Klienti nuk “harron” më.

Njoftime kur ndryshon plan, orar ose kërkon foto/progres. Rikujtues që e mbajnë klientin aktiv dhe e shtyjnë të veprojë në kohë.

Më pak ndjekje manuale. Më shumë rezultate.

Hapat, uji, kalori — objektiva ditore

Vendos objektiva. Klienti i plotëson. Ti i sheh.

Vendos klientit objektiva për hapa, ujë dhe kalori direkt në profilin e tij. Të dy e shihni progresin live gjatë ditës.

Disiplinë e matshme, jo vetëm fjalë.

Feed si rrjet social privat

Çdo arritje e klientit = postim. Ti reagon.

Një feed ku çdo arritje publikohet automatikisht. Ti sheh live, reagon me komente/like dhe e mban motivimin aktiv.

Klientët të ndjerë të vlerësuar. Ti të organizuar.

Klienti regjistron çdo arritje

Rekorde, peshë, foto progresi — një klik.

Klienti shton të dhënat direkt në profilin e vet. Çdo update ruhet në histori dhe shfaqet menjëherë te ti për ndjekje të saktë.

Të dhëna të freskëta. Vendime më të shpejta.

Gati të çosh biznesin tënd të fitnesit në nivelin tjetër?

Shkarko Forcon në iOS ose Android. Krijo llogarinë si trajner, fto klientët dhe nis menaxhimin nga telefoni.

Merr aplikacionin