Për klientin tënd
Plani që i jep ti, progresi që ndjek dhe komunikimi me ty — klienti i ka gjithçka në një app. Më pak rrëmujë për të, pamje e qartë për ty.
Ti e dërgon. Klienti e sheh menjëherë.
Klienti merr planet e stërvitjes, ushqimit dhe suplementesh direkt nga ti në app. Çdo përditësim i jep njoftim. Nuk ka më screenshot ose “e dërgoi në WhatsApp” — gjithçka në një vend, dhe ti e ndjek.
Klienti hap app-in. Plani është aty.
Ditët dhe orët që ti i cakton. Rikujtues automatikë për të.
Klienti sheh kur ka stërvitje dhe çfarë ka në plan për sot. Merr njoftime që të mos harojë — edhe ti e di kur vjen koha dhe a mbetet konsistent.
Një pamje për të. Zero harresa për ty.
Të dhëna reale. Ti i sheh menjëherë.
Klienti regjistron peshën, fotot e progresit dhe matjet direkt në profilin e tij. Historiku mbetet i ruajtur dhe ti e sheh — vendime më të mira, rezultate më të shpejta për klientin.
Ti shikon trendin. Klienti motivohet.
Ti vendos objektivin. Klienti e plotëson. Të dy e shihni.
Objektivi i ujit që vendos ti shfaqet te klienti në app. Ai/ajo shton hapat e ujit me një klik. Progresi është i dukshëm për ty dhe për të — disiplinë e qartë.
Më shumë ujë te klienti. Të dhëna të qarta për ty.
Lidhje me HealthKit (iOS) ose futje manuale.
Klienti ndjek hapat dhe aktivitetin në ditë. Ti mund t'i vendosësh objektiva dhe ai/ajo i plotëson — të dy e shihni progresin live.
Klienti qëndron aktiv. Ju ndiqni së bashku.
Ti vendos. Klienti e ndjek.
Objektivi i kalorive që vendos ti shfaqet te klienti. Ai/ajo ndjek ushqimin dhe mbaj konsistencën — ti sheh të dhënat dhe rezultatet vijnë më të qarta.
Një numër për të. Një qëllim i qartë për ty.
Bisedë private. E gjitha në app.
Klienti komunikon me ty pa dalë nga Forcon. Mesazhe, foto dhe pyetje — historia mbetet e ruajtur. Asnjë grupe, asnjë rrëmujë. Ti i përgjigjes nga i njëjti vend.
Pyetje nga klienti? Përgjigje të shpejta nga ti.
Rikujtues për stërvitje, plan të ri, progres.
Klienti merr njoftime kur ndryshon planin, kur vendos orar të ri ose kur kërkon të dhëna. Rikujtues të zgjuar që e mbajnë motivimin dhe konsistencën — më pak harresa, më shumë rezultate për të.
Klienti më i përkushtuar. Ti më i qetë.
Çdo arritje e tij/e saj publikohet. Ti reagon.
Kur klienti plotëson një stërvitje, shton peshë ose foto progresi, arritja shfaqet në feed. Ti mund të komentosh dhe të reagosh — ndjen se është i ndjekur dhe i vlerësuar.
Motivim i vazhdueshëm për klientin.
Plani, progresi, orari, chat. Një vend për të.
Profili i klientit përmbledh gjithçka: planet që i cakton ti, progresin, orarin, bisedën me ty. Gjithçka e nevojshme që ai/ajo të mbajë fokusin — dhe ti të kesh pamje të qartë.
E thjeshtë për të. E qartë për ty.
Ftoji klientët të shkarkojnë Forcon në iOS ose Android dhe t’i lidhin me ty. Ti krijon planet, ata ndjekin — gjithçka në një app.
Fillo falas si trajner